Ekonomitë e mëdha europiane në recesion
Romë, 16 shkurt - Dy prej ekonomive më të mëdha në Europë, kanë hyrë në recesion, bëjnë të ditur të dhënat me të fundit ekonomike.
Ekonomitë e Italisë dhe Hollandës, kanë pësuar rënie me 0.7 % në tremujorin e kateërt të vitit të kaluar.
Gjermania shënon tremujorin e parë negativ që prej 2009-ës, me një rënie prej 0.2 %, krahasuar me tremujorin e kaluar.
Por në Francë ka një suprizë rritje prej 2.2% në fund të vitit të kaluar, dhe kjo i atribuohet rritjes së eksporteve.
Të 17 vendet e Eurozonës kanë parë një tkurrje të ekonomisë me 0.3% në tremujorin e katërt, por në krahasim me SHBA-në raportojnë rritje me 0.7%.
Në 2011, ekonomia franceze ka pësuar një rritje prej 1.7% dhe Gjermania 3%. Shifrat e rritjes së ekonomisë franceze janë më teë mira se sa parashikimet.
Tre komponentët kryesorë të ekonomisë, tregu i huaj, prodhimi i brendshëm dhe investimet, kanë patur një kontribut pozitiv në tremujorin e fundit të 2011, është shprehur ministri francez i Financave Fransua Barua. Ekonomistët thonë se nga këto të dhëna, Franca përbën suprizë.
Kriza e borxheve në Europë ka shtyrë Greqinë, Portugalinë dhe Belgjikën në recesion.