19 Maj 2024

Ekonomitë aziatike me të qëndrueshme ndaj krizave

Bankok, 12 qershor - Rritja e bashkëpunimit financiar për një rezistencë më të fuqishme të ekonomive të Azisë Lindore kundër krizës ekonomike globale, është ky mesazhi i përbashkët i takimit Azi 2012 të Forumit 21. Ekonomik Botëror, që u organizua në kryeqytetin Bangkok të Tajlandës.

\"Azia Lindore ka lidhje të fuqishme tregtare me pjesën tjetër të botës. Në fund të fundit origjina e kërkesës qëndron ende jashtë Azisë. Prandaj ekonomitë aziatike nuk duhet të jenë të kënaqura nga gjendja e tyre, ato duhet të përgatiten ndaj lëkundjeve potenciale\", deklaroi Nëndrejtori i Përgjithshëm i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FNM), Naojuki Shinohara në fund të Forumit.

Shinohara e cilësoi si \"më rezistuese se në të kaluarën\" situatën e sotme të ekonomive aziatike përballë krizave, megjithatë ai theksoi se burimet kryesore të furnizimit të Azisë Lindore gjenden në pjesën tjetër të botës.

\"Nëse në Evropë ka tensionim, kjo do të ketë një ndikim të madh në tregtinë dhe financimin e projekteve të Azisë Lindore\", shtoi numri 2 i FMN-së.

\"Edhe pse sot ekonomitë aziatike janë më rezistuese se në të kaluarën, këto ekonomi duhet të thellojnë bashkëpunimin mes tyre dhe të konsolidojnë qëndrueshmërinë individuale dhe kolektive përballë krizave.\"

\"Për të rritur rezistencën kundër terrenit të krizës dhe lëkundjeve të paparashikueshme, është shumë e rëndësishme që ekonomitë e Azisë ta ndërtojnë bashkëpunimin nën përkujdesjen e botës së biznesit dhe qeverive\", theksohet në komunikatën me shkrim të Forumit Ekonomit Botëror.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)