Ekonomist: Shqipëria dhe Kosova në vend të Maqedonisë
Londër, 1 maj - Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova duhet t'i ndërrojnë vendet me qëllim që të ketë atmosferë më miqësore në Ballkan.
Kjo është pjesë e simulimit të gazetës Ekonomist (The Economist), në të cilin përmes ndryshimit të supozuar të hartës së Evropës, duhet të krijohet një Evropë më logjike dhe më miqësore.
Në artikullin Vizatim i sërishëm i hartës së Evropës shkruan se me ndërrimin e lokaliteteve të shteteve në Evropë, do të tejkaloheshin mosmarrëveshjet që ekzistojnë në këtë moment.
Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova duhet t'i ndërrojnë vendet, ashtu që Maqedonia do ta zërë vendin e Kosovës deri në Serbi, Kosova do ta marrë pjesën bregdetare të Shqipërisë, përderisa Shqipëria pjesën e mbetur. Pohimet e fanatikëve paranoikë grekë për aspiratat territoriale nga sllavët e mashtruar do të avullohen. Bosnja është tepër e ndieshme dhe për shkak të kësaj duhet të mbetet atje ku është, shkruan Ekonomist.
Në artikullin ka arsyetim detajor se pse secili prej shteteve duhet ta ndërrojë vendin e vet në hartën evropiane.