Ekonominë e ballkanit e fuqizojnë gratë afariste
Prishtinë, 1 shkurt - Aleanca Kosovare e Bizneseve dhe Unioni i Odave Ekonomike te Maqedonisë e mbështetur nga Ambasada Holandeze ne Maqedoni kanë organizuar një takim informues me disa nga gratë ndërmarrëse te suksesshme dhe profesioniste te fushave te ndryshme për te prezantuar programin regjional e te Mentorimit për gratë ndërmarrëse dhe profesioniste në Kosove si dhe do të vazhdoj në Maqedoni e Shqipëri.
Agim Shahini, Kryetari i AKB-se e vlerëson fuqizimin e gruas si aset i pashfrytëzuar i ekonomisë në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor. Sot gruaja është e pranishme në ekonomi, politikë, arsim, IT kulture, sport dhe shumë fusha te tjera si storie suksesi dhe kjo është e pranishme aty ku janë pronare apo menaxhere ku kane përgjegjësi të plotë menaxheriale ku autoriteti i tyre ekzekutiv përfshin sukses në botën e Biznesit.
Edhe Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria duhet te marrin praktikat e vendeve te zhvilluara siç është Holanda për sukseset e grave ndërmarrëse dhe profesioniste si model i mirë i zhvillimit ekonomik e për te cilën Ballkani ne te kaluarën nuk e ka shfrytëzuar këtë përparësi nga femrat e suksesshme.
znj. Lumnije Ajdini, menaxhere e AKB-se prezantoi objektivat e këtij programi Regjional që është krijimi i programit unik të Mentorimit si çelës për suksesin personal dhe profesional të grave ndërmarrëse dhe profesioniste nga Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria si dhe krijimi i Programit binjakezues të Mentorimit me atë te Holandës.
Aleksandar Zarkov, Drejtor ekzekutiv i Unionit të Odave Ekonomike te Maqedonisë tha se ndërlidhja në mes qytetarëve dhe gruas ne biznes janë tregues më të mirë se si duhet ne ti inkorporojmë suksesin e gruas ndërmarrëse si shembull pozitiv ne ekonomi dhe në fusha tjera.Gratë ndërmarrëse do të kenë një rol te fuqishëm në Ballkan si në Maqedoni, Kosova dhe Shqipëria siç janë në vendet e bashkimit Evropian.
znj. Emina Shkrijelj, zyrtare regjionale për ekonomi dhe tregti nga Ambasada Holandeze në Maqedoni tha se kam kënaqësinë si zyrtare e ambasadës ti mbështesim gratë ndërmarrëse dhe profesioniste me këtë program unik te Mentorimit.
Znj. Slavica Nikolovska, Kryetare e Rrjetit të Mentorimit Maqedonas prezantoi programin, kriteret, profilin e kërkuar të pjesëmarrësve për mentorët që do të përfitojnë nga ky program.
Të gjithë pjesëmarrësit e përzgjedhur nga Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria do të ju ofrohem mundësi të rrjetëzimit për shkëmbim të ideve dhe praktikave më të mira si dhe krijimi i mundësive të reja për qasje dhe bashkëpunim me kompanitë holandeze.