Ekonominë botërore do ta godasë një stuhi perfekte
Stamboll, 16 qershor - Na pret një stuhi perfekte, e cila do ta coptojë ekonominë botërore dhe do të na sjellë në fund të pusit, më së voni deri në vitin 2013, pohon ekonomisti i shquar botëror Nurel Roubini, njeriu i cili parashikoi krizën botërore, i cili njihet me nofkën Dr. Shkatërruesi.
Roubini beson se ngadalësimi i rritjes ekonomike në Kinë, tërmeti në Japoni, kriza në Evropë dhe kriza e cila sërish po sulmon në Amerikë, janë arsyjet për shkak të cilave ka gjasa që ekonomia botërore të tronditet sërish.