17 Nëntor 2024

Ekonomia u rrit me 3 për qind

Prishtinë, 2 dhjetor - Banka Qendrore e Republikës së Kosovës(BQK), ka njoftuar se norma e rritjes ekonomike për vitin 2014, sipas projeksioneve, parashihet të jetë rreth 3.0 për qind që është më e ulët se sa parashikimi fillestar prej 3.7 për qind.

“Ky revidim është bërë kryesisht për shkak të nivelit më të ulët të investimeve publike në tremujorin e dytë dhe të tretë, rënies së theksuar të investimeve të huaja direkte në tremujorin e dytë por edhe rritjes së importeve në tremujorin e tretë. Rritja për vitin 2014 bazohet kryesisht në rritjen e konsumit ndërsa investimet dhe neto eksportet pritet të kontribuojnë negativisht. Të dhënat deri në shtator 2014 paraqesin një rritje më të lartë të konsumit, i cili është ndikuar nga rritja e kredive konsumuese, rritja e pagave dhe mëditjeve të sektorit publik, pastaj subvencioneve dhe transfereve, etj”, thuhet në raportin e BQK-së, për vlerësimin Tremujor të Ekonomisë.

Gjithashtu, rritjen e konsumit e kanë përkrahur edhe remitencat, të cilat në gjysmën e parë të vitit 2014 kanë shënuar rritje prej 6.9 për qind. Në anën tjetër, investimet publike deri në shtator 2014 kanë shënuar rënie të konsiderueshme, ndërkohë që edhe investimet e huaja direkte (IHD) deri në qershor kanë shënuar rënie. “Rënia e investimeve publike, e cila i atribuohet kryesisht zhvillimet politike lidhur me formimin e institucioneve, ka bërë që rritja reale e PBB-së të jetë më e ulët krahasuar me vitin paraprak. Aktiviteti i sektorit privat është përkrahur nga kreditë e sistemit bankar të cilat kanë vazhduar të rriten në mënyrë të përshpejtuar”, thuhet në raport.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)