Ekonomia turke vazhdon rritet
Ankara, 22 shtator - Ekonomia e Turqisë vazhdon të jetë vlera në rritje. Ndërkohë që bota është zhytur në krizë ekonomike nga ekonomia e Turqisë çdo ditë vijnë sinjale pozitive.
Në ditën kur Italisë i është ulur nota e kredisë u publikua një lajm i gëzueshëm në lidhje me Turqinë.
Agjencia për klasifikimin e kredive Standard and Poors rriti notën e kredisë së Turqisë nga BB+ në BBB dhe panorama u përcaktua si pozitive.
Agjencia konfirmoi notat e Turqisë, për nga njësia e huaj monetare si BB/B.
Në deklaratën e dhënë nga Standard & Poor\'s, u vu theksi në vazhdimësinë e përmirësimit të sistemit të financës në Turqi.
Së bashku me këtë gjë, në rritjen e notës, u bë e ditur se ka ndikuar edhe përmirësimi në sektorin financiar dhe tregjet vendore, që kanë fituar rëndësi.
Ministri i Ekonomisë së Turqisë, Zafer Çaëllajan (Zafer Çağlayan) vendim e vlerësoi si një e drejt e vonuar dhe se rritja e notës do të sigurojë ardhjen e fondeve të investimeve në Turqi.
Ministri Çaëllajan vijoi kështu: Kjo rritje e notës nënkupton se Turqia është njëra prej vendeve më të rëndësishme ku mund të bëhen investime të drejtpërdrejta. Siç e dini shumicës së vendeve të botës i ulet nota, i ulet nota e kredisë. Amerikës i është ulur nota, Italisë gjithashtu. Ndërkaq të gjithë e dimë gjendjen e Greqisë dhe kjo do të sigurojë ardhjen e fondeve të investimeve në Turqi.