Ekonomia turke rritet me 4,8% në tremujorin e parë të 2016-s
Prishtinë, 10 qershor - Ekonomia turke është rritur me 4,8% në çerekun e parë të 2016-s, bëri të ditur sot Instituti i Statistikave të Turqisë (TUIK) përmes një raporti mbi të dhënat e prodhimit të brendshëm bruto (PBB) për tremujorin e parë të këtij viti janar-mars.
Sipas raportit në fjalë, llogaritur me metodën e prodhimit, PBB-ja me çmime konstante është rritur me 4,8% gjatë tremujorit të parë të vitit në krahasim me të njëjtën periudhë të 2015-s, për një total prej 31 miliardë e 679 milionë lirash turke (TL); ndërsa PBB-ja me çmime aktuale është rritur me 12,5% dhe ka rezultuar në 499 miliardë e 315 milionë TL.
Vlera totale e shtuar me çmime konstante e aktiviteteve, që formojnë sektorin e bujqësisë, është rritur me 2,7% gjatë tremujorit të parë të 2016-s në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, për një total prej 1 miliard e 447 milionë TL; ndërsa çmime aktuale ajo është rritur me 8,6% dhe është realizuar në 18 miliardë e 937 milionë TL.
Në periudhën janar-mars të këtij viti, vlera totale e shtuar me çmime konstante e aktiviteteve, që formojnë sektorin industrial, është rritur me 5,9% në krahasim me të njëjtën periudhë të 2015-s, për një total prej 10 miliardë e 785 milionë TL; ndërsa çmime aktuale ajo ka shënuar një rritje me 12,3% dhe ka arritur në gjithsej 120 miliardë e 354 milionë TL.
Gjatë periudhës në fjalë, vlera totale e shtuar me çmime konstante e aktiviteteve, që formojnë sektorin e shërbimeve, është rritur me 5,1% në krahasim me tremujorin e parë të vitit të kaluar duke kapur totalin prej 19 miliardë e 884 milionë TL; ndërsa çmime aktuale rritja është regjistruar në nivelin 12,5% dhe shuma e përgjithshme ka rezultuar në 301 miliardë e 633 milionë TL.
Siç njoftohej në një raport të mëparshëm TUIK-ut për vitin 2015, rritja ekonomike e Turqisë ishte 2,5% gjatë periudhës janar-mars të vitit të kaluar dhe gjithsej 4% në termin 12-mujor.