19 Nëntor 2024

Ekonomia turke është rritur 4,4 për qind

Ankara, 11 shtator - Instituti i Statistikave të Turqisë ka shpallur shifrat e produktit të brendshëm bruto për çerekun e dyte të këtij viti.

Sipas të dhënave të këtij instituti ekonomia turke në çerekun e dytë të këtij viti është rritur 4,4 për qind.

Produkti i Brendshëm Bruto edhe në çerekun e dytë në shifra arriti deficitin 385 miliardë e 113 milionë dollarë.

Shpenzimet fikse për banesë me çmimet fikse kanë qenë 19 milionë e 769 mijë lira turke duke treguar kështu një rritje prej 5,3%.

Ministri i Financave Mehmet Shimshek i cili vlerësoi shifrat tha: “Kur shikojmë çerekun e dytë të këtij viti, vërejmë se ekonomia ka fituar një shtytje dhe ka bërë që edhe kërkesa e brendshme të rritet. Por qoftë rritja e dobët në ekonominë globale, qoftë rritja e perceptimit të rrezikut në tregjet financiare kanë bërë që rritja vjetore këtë vit të mbetet nën nivelin 4% të parashikuar në Programin Afatmesëm”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)