Ekonomia turke do të rritet në 4 për qind
Stamboll, 17 janar - Ekonomia turke do të përshpejtojë ritmin e rritjes. Sipas parashikimeve të Bankës Botërore në vitin 2013 ekonomia turke do të rritet me 4 për qind.
Banka Botërore në raportin e saj Panorama Ekonomike Globale për vitin 2013 shkruan se Turqia ka shënuar një progres të dukshëm në reduktimin e përshpejtimin e inflacionit.
Por pavarësisht kësaj performance të Turqisë në frontin e inflacionit, inflacioni kryesor vazhdon të jetë ende i lartë dhe objektivat e Bankës Qendrore vazhdojnë të jenë mbi parashikimet, thuhet në vijim të raportit.
Në lidhje me rritjen ekonomike të Turqisë raporti përdori këtë shprehje: Pas rritjes 8,6 për qind në vitin 2011 ekonomia turke në vitin 2012 bëri një ulje të butë duke shënuar një rritje në nivelin 2,9 për qind.
Raporti jep edhe pritshmëritë mbi ekonominë e Turqisë dhe parashikon që në vitin 2013 ekonomia turke do të rritet me 4 për qind, kurse në vitin 2014 do të shtojë ritmin e rritjes dhe do të rritet me 4,5 për qind, kurse në vitin 2015 pritet të shënojë një rritje në raportin 5 për qind.
Raporti i deficitit buxhetor ndaj produktit të brendshëm bruto në Turqi për vitin 2013 raporti i Bankës Botërore e parashikon të jetë 7 për qind, kurse në vitin 2014 të jetë 6,8 për qind dhe në vitin 2015 parashikohet të realizohet në nivelin 6,5 për qind.