14 Nëntor 2024

Ekonomia s’të bën të lumtur

Prishtinë, 31 maj - Instituti “Legatum” me qendër në Londër ka hartuar një raport ku rendit 142 vende të botës me kriter të ashtuquajturin prosperitetin e tyre. Jo vetëm ekonomia është ajo që ndikon në mirëqenien e shteteve, pasi sipas institutit “Legatum ka me shume se kaq.

Sipas tyre, janë 89 aspekte të jetës në këto vende që flasin shumë, duke filluar nga treguesit si shkalla e papunësisë së një vendi apo liria politike që shtetasit kanë.

Vendi i parë më i varfër, më i palumtur dhe më i pabegatë në botë është cilësuar Republika Qendrore e Afrikës, pasi aty ka mangësi në fushën e sipërmarrjes, edukimit dhe shëndetësisë.

Në vendin e dytë renditet Afganistani i cili është rrënuar nga lufta për dekada të tëra, por edhe për faktin se ka qeverisjen më të keqe të të gjitha vendeve të anketuara.

Më tej vjen Haiti i cili ende nuk ka marrë veten nga tërmeti që shkatërroi vendin në vitin 2010. Në listë nuk mungojnë përgjithësisht vendet e Afrikës apo Lindjes së Mesme.

Kamboxhia, e cila për vite me radhë ka vuajtur diktaturën brutale të Khmer Rouge; Tanzania, vend i cili mund të gëzojë një natyrë të bukur, por vuan nga një krize e thellë ekonomike; Bregu i Fildishtë me një sistem të dobët arsimor apo Sierra Leone, e cila është goditur nga kriza e ebolas.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)