17 Nëntor 2024

Ekonomia, shtyllë qendrore e procesit të integrimit Evropian

Prishtinë, 9 janar - Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, priti në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës z. Safet Gërxhaliu për të diskutuar rreth thellimit të bashkëpunimit në mes të dy institucioneve.

Ministri Çollaku falënderoj Odën Ekonomike për mbështetjen e tyre duke vënë në pah rolin e rëndësishëm dhe pozitiv që ky institucion ka pasur në kuadër të proceseve të rëndësishme nëpër të cilat ka kaluar vendi. 

Ai poashtu theksoj se zhvillimi ekonomik dhe avancimi i marrëdhënieve ekonomike me vendet e rajonit dhe të Bashkimin Evropian janë shtylla qendrore në kuadër të procesit të integrimit evropian. Rrjedhimisht bashkëpunimi mes Odën Ekonomike të Kosovës dhe Ministrisë së Integrimeve është i një rëndësie të veçantë dhe duhet të fuqizohet u shpreh Ministri Çollaku.
 
Kryetari i Odës Ekonomike Gërxhaliu, duke e informuar Ministrin Çollaku për aktivitetet fundit të Odës në kontekst të marrëdhënieve me Bashkimin Evropian, ofroi përkrahjen e plotë dhe u zotua për bashkëpunim të Odës Ekonomike me Ministrinë në kuadër të procesit të Integrimit Evropian.

Ministri Çollaku mbështeti angazhimin e Odës Ekonomike për integrimin e saj në strukturat simotra të BE-së, dhe njëkohësisht kërkoj nga ky Institucion angazhim të lartë  për të mundësuar marrëveshje të punësimeve sezonale për qytetarët e Kosovës në vendet e ndryshme të Bashkimit Evropian, si dhe rritjen e shkëmbimit tregtar me vendet e BE-së, tani që këtë vit pritet nënshkrimi i MSA-së. 

Në përfundim të takimit, Ministri Çollaku dhe z. Gërxhaliu, theksuan se agjenda Evropiane e Kosovës është interes shtetëror, që gëzon përkrahjen e qytetarëve dhe gjithë spektrit politik e ekonomik, rrjedhimisht ka nevojë për shkëmbim dhe kordinim më të madh të përpjekjeve tona të përbashkëta për të avancuar pozicionin e Kosovës në Bruksel.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)