Ekonomia ruse shënoi shenja të stabilizimit
Moskë, 17 maj - Shërbimet e statistikave shtetërore të Rusisë kanë njoftuar mbrëmë se ekonomia ka rënë për 1.2% në krahasim me një vit më parë, pasi kishte shënuar ulje prej 3.8% në tremujorin e fundit të vitit të kaluar.
Prej vitit 2014 ekonomia ruse ishte në recesion të thellë për shkak të rënies së madhe të çmimeve të naftës dhe sanksioneve perëndimore kundër Moskës për shkak të agresionit në Ukrainë.
Por, tash çmimet e naftës janë në nivelin më të lartë në më tepër se 6 muaj dhe kanë arritur në afro 49 dollarë amerikanë për një fuçi, në tregun në Londër, ndërsa rubla ruse ka shënuar ngritje në krahasim me dollarin amerikan 13% këtë vit.
Faza akute e krizës tash ka përfunduar, tha Liza Ermolenko, analiste në Londons Capital Economic, por ka shtuar se ripërtritja ende presim që të jetë e butë në mënyrë dëshpruese.