Ekonomia ruse përballet me sfidën më serioze
Moskë, 14 janar - Kryeministri rus Dmitri Medvedev u shpreh se ekonomia ruse po përballet me sfidën më serioze në 10 vjetët e fundit, gjendja ekonomike është e ndërlikuar, por është nën kontroll.
Dmitri Medvedev i tha këto në Forumin Gaidar të Rusisë. Sipas tij, vitin e kaluar, problemi më serioz në ekonominë ruse ishte pakësimi i të ardhurave nga energjia.
Sipas tij depresioni ekonomik do të vijojë për një kohë jo shumë të shkurtër, ndaj Rusia duhet të pakësojë gradualisht mbështetjen te energjia, duke i ofruar tregut ndërkombëtar produkte më tërheqëse se energjia.
Medvedev shtoi se Bashkimi Evropian është fqinj dhe partner i rëndësishëm ekonomik i Rusisë dhe se pavarësisht sanksioneve të BE-së, vëllimi tregtar midis dy palëve arrin ende në qindra miliardë Euro. Rusia dëshiron të rivendosë marrëdhëniet normale ekonomike me BE-në tha kryeministri rus.
Ministri i Financave i Rusisë Anton Siluanov tha në forum se ulja e çmimit të naftës ka pakësuar shumë të ardhurat financiare të vendit, ndaj duke reaguar ndaj situatës së krijua, përveç shpenzimeve të mbrojtjes kombëtare, Rusia planifikon të pakësojë me 10% të buxhetit financiar për të kapërcyer gjendjen e vështirë.