Ekonomia ruse nuk shembet pa të ardhurat e shitja se naftës
Davos, 24 janar - Ekonomia ruse nuk do të shembet pa të ardhurat e përfituara nga shitja e naftës, deklaroi në seancën plenare të Forumit Ekonomik Botëror në Davos Kryeministri i Rusisë, Dimitri Medvediev.
Ndërkohë Medvediev ka pranuar se varësia ekonomike e vendit nga eksportet e lëndëve të para është rritur së tepërmi në kohët e sotme.
Sipas fjalëve të tij, pjesa më e madhe e rritjes ekonomike në vitet e fundit sigurohet jo vetëm për llogari të të ardhurave të përfituara nga shitja e naftës dhe gazit, por edhe nga rritja e prodhimit të mallrave të konsumit dhe shërbimeve.
Në të ardhmen sipas Medvediev kjo duhet të çojë në rritjen e eksporteve të mallrave ushqimore dhe shërbimeve intelektuale që do të jenë më të kërkuara në treg se sa nafta.