Ekonomia ruse në recesion
Moskë, 30 prill - Fondi Monetar Ndërkombëtar vlerësoi se Rusia, ekonomia e së cilës vuan nga kriza ukrainase, ka hyrë në recesion.
Fondi Monetar Ndërkombëtar vlerësoi se Rusia, ekonomia e së cilës vuan nga kriza ukrainase, ka hyrë në recesion, njoftoi sot një nga funksionarët e saj të lartë.
Nëse me recesion nënkuptojmë dy tremujorë të njëpasnjëshëm me tregues negativë të ekonomisë, atëherë Rusia aktualisht po kalon një periudhë recesioni, deklaroi Antonio Spilimbergo, i cituar nga agjencitë ruse të lajmeve.