23 Dhjetor 2024

Ekonomia ruse goditet rëndë, pëson rënien më të madhe të aksioneve në histori

Moskë, 24 shkurt - Sulmi ndaj Ukrainës i ka shkaktuar Rusisë rënien më të madhe të aksioneve në histori.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se në Londër aksionet ruse kanë rënë deri në 70% menjëherë pas agresionit rus.

Përveç problemeve që ka shkaktuar në tregjet e botës, kjo krizë ka shkaktuar edhe një katastrofë për vetë Rusinë në tregun valutor.

Rubla ruse ka rënë gati 10% vetëm gjatë paraditës së 24 Shkurtit, duke arritur kështu nivelin më të ulët të të gjitha kohërave kundrejt Dollarit dhe Euros. Kjo ka bërë që Banka Qendrore ruse të reagojë dhe të njoftojë se do të fillojë mbështetjen e tregut, gjë që s’kishte ndodhur që nga viti 2014.

Ndërkohë pasi ishin pezulluar kalkulimet e bursës ruse, procesi ka rifilluar dhe është parë që stoqet ruse janë në rënie të lirë deri në 45%, duke shkaktuar humbje 75 miliardë Dollarë. Kjo është rënia më e madhe në historinë e Rusisë, ndërsa rekordi i mëparshëm negativ u vendos më 28 Mëntor 1997 me një minus njëditor prej 20.8%.

Ndërkohë SHBA-ja dhe shtetet e BE-së i kanë vendosur sanksione të mëdha ekonomike dhe politike Rusisë, si rezultat i agresionit dhe luftës kundër Ukrainës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)