Ekonomia ruse do të rritet për 4,3 për qind më 2010
Moskë, 17 shtator - Ekonomia ruse do të rritet për 4,3 për qind në vitin 2010 dhe për 4 për qind gjatë dy viteve të ardhshme, tregojnë parashikimet e agjencisë ndërkombëtare Fiç.
Sipas ekspertit Eduard Parker, i cili merret me zhvillimin e tregut në Evropë, në mesin e faktorëve pozitivë për një kohë të shkurtër është kërcimi i sektorit kreditor, ndërsa në mesin e faktorëve negativ është thatësia.
Ministria ruse e Ekonomisë parashikon që bruto prodhimi vendor të rritet për 4 për qind gjatë këtij viti.