Ekonomia ruse del nga recesioni
Moskë, 16 qershor - Në paraqitjen e tij televizive para popullit Putin deklaroi \"përfundimin e krizës\", duke folur me shifra për rritjen ekonomike të vendit në nëntë muajt e kaluar.
Ai gjithashtu theksoi inflacionin e ulët dhe rritjen e rezervave valutore.
Putin e pranoi se ekonomia e Rusisë ende është e varur nga eksporti i lëndëve të para, por theksoi se eksportet në sektorin e mallrave jo-energjetike janë në rritje.
Rusia ka hyrë në recesion për shkak të ndikimit të kombinuar të sanksioneve perëndimore dhe rënies të çmimeve të naftës. Sanksionet ndaj Rusisë janë vendosur për shkak të aneksimit që i ka bërë Gadishullit të Krimesë dhe mbështetjes që u jep separatistëve prorusë në lindje të Ukrainës.