16 Nëntor 2024

Ekonomia pritet të rritet me 3.5 për qind

Prishtinë, 5 qershor - Banka Qendrore e Republikës së Kosovës(BQK), ka njoftuar se norma reale e rritjes ekonomike në Kosovë për vitin 2014, sipas vlerësimeve të BQK-së ishte 2.7 për qind, ndërsa për vitin 2015, pritet që ekonomia të ketë rritje për 3.5 për qind.

“Rritja ekonomike për vitin 2014 bazohet kryesisht në vlerësimet për rritjen e konsumit, përderisa investimet dhe neto eksportet vlerësohet të kenë kontribuar negativisht”, thuhet në raportin e BQK-së, për vlerësimin tremujor të ekonomisë. Sipas raportit për vitin 2015, pritet që ekonomia e Kosovës do të karakterizohet me përshpejtim të rritjes ekonomike, e cila pritet të arrijë në 3.5 për qind.

Ky përshpejtim i rritjes ekonomike pritet të gjenerohet nga kërkesa e brendshme dhe investimet. “Investimet publike deri në mars të vitit 2015 kanë shënuar rënie prej 20.2 për qind, ndërkohë që investimet e huaja direkte (IHD) kanë shënuar rritje për 103.8 për qind. Aktiviteti i sektorit privat është përkrahur edhe nga kreditë e sistemit bankar për ndërmarrjet të cilat në tremujorin e parë të vitit 2015 kanë shënuar rritje prej 2.9 për qind”, thuhet në raportin e BQK-së.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)