17 Nëntor 2024

Ekonomia pati edhe progres edhe regres

Prishtinë, 31 dhjetor - Profesori në Fakulteti Ekonomik të Universiteti të Prishtinës, Nagip Skenderi, ka deklaruar se sektori privat më së shumti ishte ai që pësoi ngecje ekonomike gjatë viti 2014 dhe faktori kyç që ndikoi në këto procese negative është fakti se moskrijimi i institucioneve ishte faktori kryesor.


“Trendet e përgjithshme ekonomike ishin negative dhe vëreheshin ne tkurrjen e sektorit privat,në krijimin e vendeve të reja të punës, në promovimin e prodhimeve vendore, në atraktivitetin për partner dhe investitorë të huaj, duhet të ndërmerren masa urgjente për përmirësim të politikave ekonomike që stimulojnë zhvillimin ekonomik, rritja e parashikuar ekonomike nga institucionet vendore nuk është realizuar, port ë dhënat e Bankës Botërore dëshmojnë se Kosova gjatë vitit që po lëmë pas kishte një rritje të përgjithshme ekonomike jo më shumë se 33,5%. Sipas tij investimet e huaja direkte kishin pësuar një rënie të konsiderueshme”, për shkak të një ambienti jo të volitshëm biznesor në vend, dhe kjo duhet të jetë një sinjal shqetësues për institucionet gjatë vitit 2015, në mënyrë që të bëhen përmirësimet e duhura të politikave makroekonomike në këtë drejtim.

Sipas tij shkalla e varfërisë, jo që nuk është përmirësuar, përkundrazi ka shënuar një thellim edhe më të lartë, sidomos varfëria ekstreme tek popullata me asistencë sociale.

“Kosova ende konsiderohet vendi “kampion” në Evropë sa i përket papunësisë dhe shkallës së lartë të varfërisë, me ç’rast nuk po shihen elemente të fillimit të zgjidhjeve në këtë drejtim, si rezultat i shkallës së lartë të papunësisë dhe varfërisë ekstreme në përmasat dyshifrore”, ka thënë ai. Sipas tij të gjithë jemi dëshmitarë se këtë kohë kemi fenomenin e largimit në masë të paimagjinueshme (të krahasueshme me atë të viteve ’90, kur për shkak të represionit policor e ushtarak serb ishte e njëjta gjëndje), popullata e Kosovës (sidomos gjeneratat e reja dhe shume aktive për punë), po ikin me qindra e mijëra brenda ditës, në rrugë të pa kthim drejt vendeve evropiane, në kërkim të një vendi të punës dhe për një jetë më të sigurt ekonomike e sociale.

“Normat e larta të kamatave për dhënie të kredive ende konsiderohen më të lartat në rajon, dhe kjo destimulon investimet e reja dhe ato ekzistuese për përtëritje investimesh dhe bën fluktuimin (largimin) e investimeve nga vendi drejt vendeve tjera të rajonit të cilat ofrojnë politika më të favorshme monetare me sistemin kamator më të ulët se sa që vendi ynë ofron”, ka thënë ai.

Autostrada në drejtim Prishtinë – Han i Elezit, hap i drejtë për lidhje me Maqedoninë

Kurse si sukses sipas prof Skenderit, është fillimi i autostradës së dytë në nivel nacional, në drejtim Prishtinë – Han i Elezit, hap i drejtë për lidhjen e vendit tonë me Maqedoninë, që është ndër partnerët kryesorë ekonomike në marrëdhëniet me jashtë, dhe një formë tjetër integruese të shqiptarëve në përgjithësi (lidhja me viset shqiptare në Maqedoni, dhe krijimin e një infrastrukture rrugore më të përshtatshme për tërheqje të investitorëve ndërkombëtarë në vendin tonë,

“Dhënia me koncesion e kompleksit turistik “Brezovica”, është një megaprojekt i fuqishëm ekonomik që, jo vetëm do të gjenerojë vende të reja pune, por e bën vendin tërheqës në suaza të turizmit ndërkombëtar për një turizëm alpik dhe malor, ku padyshim se buxheti i Kosovës do të forcohet edhe më tej”, ka theksuar ai.

Sipas tij qëndrueshmëria ekonomike dhe stabiliteti makrofiskal, pothuajse ishte në harmoni me objektivat e FMN-së, si dhe rezistenca ndaj tronditjeve të jashtme, por edhe rritja ekonomike vazhdon ende të jetë pozitive dhe ndër më të lartat në rajon e më gjerë.

“Vazhdimi i trendeve pozitive në projeksionet makroekonomike për rritje të investimeve, eksporteve dhe konsumit, si dhe norma më e ulët e rritjes së importeve, që qon vendin në përmirësimin e bilancit negative tregtar, si ecuria e çmimeve në vend e cila në masë të konsiderueshme është e varur nga ecuria e çmimeve në tregun global, ishte në përmasa të kënaqshme dhe se ishim të ballafaquar me një inflacion të moderuar njëshifror, që nuk ndikoj aq shumë në përkeqësimin e ICK-së (Indeksin e Çmimeve të Konsumatorit)”, ka thënë ai.

Duke shtuar se përmirësimet e pagave në shkallë dyshifrore sipas premtimeve që kishte dhënë qeveria e kaluar, po ashtu ndikoj dukshëm që të punësuarit në sektorin publik të bëjnë përmirësimin e standardit të tyre social, edhe pse kjo ishte dashur të reflektohej edhe tek të punësuarit e sektorit privat, përmes mekanizmave institucionalë dhe sindikalë.

“Rritja e buxhetit të vendit gjatë këtij viti, në krahasim me vitin paraprak, gjithashtu ishte një e arritur e parashikuar me sukses e qeverisë së kaluar, dhe krejt kjo në saje të rezultateve të mira në arkëtimet e të hyrave fiskale (përmirësimi i hyrave tatimore dhe doganore), si dhe një fitim i lehtë në betejën për luftimin e informalitetit në ekonomi dhe evazionit fiskal”, ka vlerësuar ai.

Sipas tij qeveria e vendit gjatë vitit që po hyjmë duhet të shkoj në këto drejtime.

“Të bëj përmirësime të dukshme dhe të thella të ambientit biznesor, në mënyrë që për investitorët e ardhshëm potencialë të krijohen kushte shumë të volitshme ligjore e ekonomike, të sigurisë dhe aspekteve të tjera, duke promovuar vendin tërheqës, e sidomos përmirësimeve ligjore për regjistrimin e bizneseve, mbrojtjen ligjore të tyre, sigurinë fizike dhe ekonomike për kapitalin e investuar, politika fiskale të favorshme me shkallë zero ose shume të ulët në fillim të aktiviteteve të tyre, kur ato gjenerojnë vende të reja pune dhe angazhojnë shumë të konsiderueshme të kapitalit financiar”, ka theksuar ai.

Duke shtuar se duhet të ketë politika shumë më të favorshme monetare, që nënkupton kohëzgjatje e volitshme për kthimin e kredive investive, me “periudhë pushimi” fillestare deri në tre vite, dhe me norma të ulëta të shkallës së interesit,betejë edhe më të fortë në luftimin e mitos dhe haraçit ekonomik që u kërkohet investitorëve të huaj (posaçërisht).

 “Luftimin edhe më të ashpër institucional të krimit të organizuar ekonomik, evazionit fiskal dhe informalitetit në ekonomi, duke forcuar dhe stimuluar inspektoratin e punës, inspektoratin tatimor e doganor në aspektin kadrovik e profesional, dhe kështu bëhet e mundur që të rritet edhe buxheti shtetëror, krijimi I mundësive për nxitje të investimeve të tërësishme të cilat kanë fokusin e tyre kryesor në gjenerimin e vendeve të reja të punës, ulja e papunësisë do të ndihmonte dukshëm edhe reduktimin e varfërisë ekstreme dhe varfërisë normale, si dhe përmirësimin e pozitës sociale të popullatës në nevojë”, ka thënë ai.

Skenderi ka deklaruar per Epoken e re, se qeveria, duhet që të bëj forcimin e diplomacisë ekonomike me vendet e tjera evropiane, të cilat do të mundësonin punësimin sezonal të punëkërkuesve kosovarë, shmangien nga emigrimet ilegale, dhe e gjithë kjo përmes liberalizimit të shpejt dhe të domosdoshëm të vizave për kosovarët.

 “Përmirësimet në infrastrukturën arsimore duke krijuar rikualifikimet e nevojshme dhe të domosdoshme në përputhje me kërkesat e tregut të punës, dhe shmangien e shkollimit të tepërt të profesioneve të deritanishme “standarde” që bën stërfrumbullimin kadrovik të papërshtatshëm për tregun aktual të punës”, ka deklaruar ai. Po ashtu qeveria duhet të bëj Orientimin buxhetor drejt shpenzimeve kapitale për gjenerim të vendeve të reja të punës si dhe stimulimin e remitancave përmes Ministrisë së Diasporës dhe asaj të Zhvillimit Ekonomik në drejtim të fuqizimit ekonomik, e jo në drejtim të konsumit familjar e personal.

 “Stimulimin e prodhimeve vendore për fuqizim të eksporteve dhe rënje te importeve, ndërtimi i HC “Kosova C”, në drejtim të përmirësimit të infrastrukturës energjetike dhe Kthimi dhe përdorimi në fushën e investimeve përmes krijimit të një banke zhvillimore të mjeteve nga privatizimi I aseteve ekonomike të ndërmarrjeve publike dhe shoqërore  etj”, ka theksuar ai.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)