16 Nëntor 2024

Ekonomia, në fund të pusit

Prishtinë, 3 gusht - \"Ato subjekte të forta ekonomike i kanë lidhjet drejtpërsëdrejti me strukturat në Qeveri. Ato ua mundësojnë të bëjnë edhe veprime të paligjshme, që mbulohen me përkrahjen e qeveritarëve që të përfitojnë si biznese dhe individë dhe të përfitojnë përkrahësit e tyre, të cilët janë në qeverisje, duke dëmtuar kështu vendin dhe qytetarët e saj\", thotë ish-ministri Haki Shatri.

Deficiti tregtar vazhdon të thellohet në Kosovë për shkak të moszhvillimit të prodhimtarisë për të rritur eksportet. Të dhënat nga tregtia e jashtme në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për muajin qershor 2015 për 207,5 milionë euro, krahasuar me deficitin prej 188,6 milionë euro në periudhën e njëjtë të vitit 2014.

Ndërkohë, njohës të çështjeve ekonomike në vend ia hedhin fajin qeverisjes së keqe, e cila, sipas tyre, po punon për interesa të grupeve të caktuara që lidhin interesa të përbashkëta me ta.

I këtij mendimi është edhe Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve, i cili ka vlerësuar se lobi i tregtarëve në Kosovë është më i fuqishëm se ai i prodhuesve.

\"Lobi i tregtarëve është i lidhur me institucionet qendrore, lokale dhe ato ndërkombëtare për të bërë favore selektive\", ka thënë ai, duke shtuar se Qeveria e Kosovës ka obligim që të shohë si prioritet zhvillimin e ekonomisë, përmes një strategjie zhvillimore që do t\'i jepte prioritet zhvillimit të ekonomisë vendore, dhe jo importit të produkteve të gatshme.

/Kosova Sot/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)