16 Janar 2025

Ekonomia në Europën Qëndrore dhe Lindore do të jetë e ndrydhur

Tiranë, 3 mars - Agjencia nderkombetare e vleresimit te aftesive kredituese, Moody’s, vlereson se aktiviteti ekonomik në Europën Qëndrore dhe Lindore, do të jetë i ndrydhur edhe për vitin 2013.

Në një takim të zhvilluar me studentë të Tirana Business University, Peter Vins, ekonomist i lartë pranë këtij institucioni ndërkombëtar komenton se agjencia parashikon një diferencë të lehtë për Evropën Qëndrore e Lindore, që dikton dhe zgjerimin e ekonomisë në 1.9% në vitin 2013, nga 0.7% që ishte në vitin 2012.

Ndërsa në lidhje me sistemin bankar, Vins thotë se Moodys, në analizën e saj nuk përjashton presionet e fitimit për keto instituicione.

Për ekonomistin e MOODY’S, e tashmja dhe e ardhmja e Evropës janë dhe cështjet ekonomike që shtrohen si më të domosdoshme për t’u diskutuar në ccdo analizë apo leksion akademikësh.

Gjatë prezantimit u vendos theksi tek pasiguritë për rritjen e konomike, ku sipas analizave të agjencisë Moodyys, ekonomia në vendet e europës ka shënuar një rënie për vitin 2012.

Ndërkaq në raportin e saj më të fundit mbi Shqipërinë, Moody’s ka vleresuar suksesin e reformave strukturore, te privatizimeve politikave fiskale suportive, dhe vecanerisht te rritjes ekonomike te larte, te qendrueshme, dhe me inflacion te ulet qe ka demonstruar ekonomia shqiptare gjate viteve te fundit 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)