Ekonomia kroate tkurret më 2.1 për qind
Zagreb, 3 shtator - Prodhimi i Brendshëm Bruto i Kroacisë në tre mujorin e dytë është tkurrur me 2.1 për qind në krahasim me një vit më parë. Të dhënat u publikuan nga Instituti kroat i Statistikave.
Tre mujori i dytë i këtij viti është karakterizuar nga rënia e konsumit dhe shitjeve me pakicë, tregu i dobët i punës si dhe rritja e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar.
Bilanci tregtar për tre mujorin e dytë nuk ka treguar vlera më të mira se tre mujori paraardhës.
Analistët kanë parashikuar se, tre mujori i tretë do të ketë të dhëna të përmirësuara, si pasojë e sezonit turistik, ndërkohë që, kërkesa e brendshme nuk do të ketë ndonjë ndikim të madh.