Ekonomia kineze, rritje prej 10 për qind në nëntë vite
Pekin, 16 gusht - Drejtoria e Statistikave të Kinës publikoi të mërkurën një raport në të cilin thuhet se nga viti 2003 deri në vitin 2011, ekonomia kineze u rrit me rreth 10.7 për qind dhe se niveli i prodhimit kombëtar pati një rritje të dukshme.
Sipas raportit, gjatë nëntë viteve të fundit, shpejtësia mesatare e rritjes së ekonomisë kineze ishte më e lartë se ajo botërore, prej 3.9 për qind në vit.
GDP e Kinës për frymë u shtua në 5432 dollarë në vitin 2011 nga 1135 dollarë në 2002-shin.
Gjithashu, të ardhurat e banorëve në zonat urbane dhe ato rurale patën një rritje të shpejtë, sidomos të ardhurat e fshatarëve, që ishin 8.1 për qind më shumë.