Ekonomia kineze, rritet me 8% në 20 vjet të ardhshëm
Pekin, 13 janar - Ish-zv-presidenti i Bankës Botërore Lin Yifu u shpreh se ekonomia kineze mund të mbajë një rritje vjetore prej 8% gjatë 20 viteve të ardhshëm.
Kur informonte në Çikago personalitetet e tregtisë dhe ekspertët në fushën financiare, Lin shpjegoi se rritja ekonomike e Kinës duhet të mbështet tek rinovimi i teknologjisë dhe reforma e sektorit industrial.
Duke krahasuar zhvillimin e Kinës Kontinentale me Tajvanin, Japoninë, Singaporin dhe Korenë e Jugut nga vitet \'50 deri në \'90 të shekullit të kaluar, Lin tha se gjatë dy dekadave të ardhme, ekonomia e Kinës do të vazhdojë të rritet me 8%.
Ai vuri në dukje gjithashtu problemet që përballet ekonomia e dytë e botës, si pakësimi i diferencës së madhe të të ardhurave, goditja ndaj korrupsionit dhe zhvillimi i bujqësisë.