Ekonomia kineze rritet me 6,8 për qind
Pekin, 20 tetor - Zyra Kombëtare e Statistikave të Kinës ka bërë të ditur seë rritja ekonomike e Kinës në çerekun e tretë të këtij viti ishte 6,8 për qind qe do të thotë së 0,1 për qind më pak se gjysma e parë e vitit.
Ndërkohë, Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikoi se rritja e Prodhimit të Brendshëm Bruto të Kinës për këtë vit do të jetë 6,8 për qind.
Qeveria kineze ka parashikuar që rritja ekonomike për këtë vit do të ishte 6,5 për qind ose, mundësisht, më e lartë, më e ulëta në 25 vitet e fundit.
Vitin e kaluar, ekonomia kineze u rrit me 6,7 për qind.