Ekonomia kineze rritet 9.6 për qind në 6 muajt të parë
Pekin, 14 korrik - Ekonomia kombëtare e Kinës ka pasur një zhvillim normal në 6 muajt e parë të këtij viti dhe po përparon drejt synimeve makroekonomike.
Këtë e bëri të ditur zëdhënësi i Agjenci së Statistikave të Kinës, Sheng Yunlai, më 13 korrik kur publikoi të dhënat të fundit ekonomike.
Sipas të dhënave, në 6 muajt e parë të këtij viti, ekonomia kineze u rrit me 9.6% në krahasim me të njëjtën periudhën e vitit të kaluar.
Gjatë kësaj periudhe, të ardhurat për frymë në zonat urbane patën rritje me 7.6%, ndërsa në zonat rurale, kjo shifër është 13.7%. Krahas këtyre, treguesi i çmimit të konsumit (CPI) shënoi rritje me 5.4% se një vit më parë.