16 Janar 2025

Ekonomia kineze pret një rritje mbi 8 për qind

Pekin, 9 janar - Në një raport të publikuar ditët e fundit nga Akademia e Shkencave Shoqërore e Kinës thuhet se, në qoftë se gjendja ekonomike në Eurozonë dhe në ShBA nuk do të përkeqësohet më tej, Kina do të realizojë një rritje të qëndrueshme këtë vit, me një shtim të GDP-së afro 8.2 %.

Ndërkohë, Qendra Kombëtare e Informacionit dhe Qendra Kërkimore për Zhvillimin e Këshillit të Shtetit bënë të ditur gjithashtu se rritja e ekonomisë kineze do ta kalojë nivelin 8 %, por nuk përjashtojnë mundësinë e një luhatjeje të madhe të çmimeve në sektorin e pasurive të paluajtshme.

Ndërkaq, Banka Botëtore vuri në dukje në një raport se, me nxitjen e madhe nga financa qendrore dhe zbatimin e projekteve të mëdha të investimeve, ekonomia kineze do të sigurojë një rritje prej 8.4 %.

Ish-zv.drejtori dhe kryeekonomist i Bankës Botërore Justin Yifu Lin shprehu të hënën në Nju-Jork besimin e tij tek ekonomia kineze, duke theksuar se ajo ka mundësi për rritje të shpejtë edhe në 20 vjetët e ardhshëm.

Lidhur me prirjet makroekonomike për vitin 2013, Lini parashikon se efekti i investimeve në nxitjen e zhvillimit të ekonomisë kineze do të vijojë të jetë relativisht i fortë dhe të ardhurat e konsumi i brendshëm do të rriten shpejt.

Ai pret që ekonomia kineze të ruajë një rritje 8 % - 8.5 %, pak më e shpejtë se ajo e vitit të kaluar.

Kurse kryeekonomisti i Bankës HSBC Qu Hongbin u shpreh se, edhe pse kërkesa e jashtme ndodhet në ulje të vazhdueshme, politikat për stabilizimin e situatës ekonomike do të vijojnë të ndihmojnë në shtimin e kërkesës së brendshme, duke e çuar Kinën në një rritje të GDP-së me 8.6 % sivjet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)