Ekonomia kineze po ruan dinamikën e rritjes
Pekin, 10 gusht - Në një kohë kur ekonomia botërore po përballet me mundësinë e një recensioni të dytë, ekonomia kineze po ruan dinamikën e rritjes.
Në një koment të botuar në faqet e \"Economy Daily News\" më 8 gusht, zv-drejtori i Agjencisë kineze të Statistikave, Xie Hongguang, shton madje se edhe rreziku i uljes së shpejtë të rritjes ekonomike është relativisht i vogël.
Në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, ekonomia kineze u rrit 9.6% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Xie Hongguang, thotë se lëkundja e rritjes ekonomike është një fenomen normal ekonomik.
\"Nga gjendja e përgjithshme del se edhe likuiditeti është shumë i mirë\", thotë Xie.