Ekonomia kineze nuk rritet si më parë
Pekin, 17 janar - Rritja ekonomike e Kinës në të ardhmen nuk do të jetë aq e madhe sa kohët e fundit.
Në tremujorin e fundit të vitit të kaluar ekonomia e këtij vendi ka shënuar rritje prej vetëm 8,9 për qind.
Ndërsa rritja e përgjithshme pë vitin e kaluar ishte 9,2 për qind që është niveli më i ulët në disa vitet e fundit.
Në vitin 2010 Kina ka shënuar një rritje prej 10,4 për qind. Pritet që ekonomia e dytë më e madhe në botë gjatë këtij viti të shënojë rritje prej vetëm 8 për qind.