Ekonomia kineze nuk kërcënohet nga rreziku i "uljes së fortë"
Otava, 12 gusht - Kryeekonomisti i Tregjeve Botërore të Bankës Tregtare Mbretërore të Kanadasë Peter Buchannan u shpreh se aktualisht ekonomia kineze nuk kërcënohet nga rreziku i "uljes së fortë", prandaj thënie të tilla janë të pabaza.
Buchannan theksoi se tani për tani ka shumë pak mundësi për një "ulje të fortë" të ekonomisë kineze, megjithatë rreziqet janë rritur gjatë këtyre dy vjetëve të fundit.
Ai parashikon një rigjallërim të ekonomisë kineze në fund të tremujorit të tretë të këtij viti dhe një rritje me 7.5% sivjet e 8 % në vitin 2014.
Specialisti i Bankës Tregtare Mbretërore të Kanadasë thotë gjithashtu se masat e shpallura nga qeveria kineze për nxitjen e punësimit dhe të sektorit të shërbimeve do të bëhen forca gjeneruese e rritjes së ekonomisë kineze.
Përveç kësaj, Buchannan thotë se edhe rritja ekonomike në ShBA e BE do të ndihmojë në rigjallërimin e eksporteve kineze.