02 Maj 2024

Ekonomia kineze e para në Azi

Pekin, 9 prill - Një raport vjetor për aftësinë konkurruese, që u prezantua për herë të parë në Forumin Aziatik Boao, tregon se vëllimi i përgjithshëm i ekonomisë kineze është i pari në Azi, por raporti nënvizon se edhe zhvillimi shoqëror duhet të ndjekë zhvillimin ekonomik.

Dokumenti e lidh epërsia konkurruese të Kinës, me përmasën e tregut të brendshëm, prodhimin ekonomik, burimet njerëzore dhe aftësisë për novacione.

Por, raporti nënvizon se zhvillimi shoqëror është ende mbrapa, duke e krahasuar me zhvillimin ekonomik. Raporti rekomandon zgjidhjen e problemeve në tre fusha.

Kështu përmirësim kërkohet për efikasitetin administrimit tregtar të qeverisë, aftësisë për ndërtimin e infrastrukturës dhe nivelit të zhvillimit shoqëror.

Raporti vlerëson edhe aftësinë konkurruese për 35 ekonomi aziatike. Koreja e Jugut, Tajvani i Kinës dhe Japonia zunë tre vendet e para, kurse Kina renditet e njëmbëdhjeta.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)