Ekonomia kineze, e dyta në botë
Tokio, 14 shkurt - Të dhënat ekonomike që u bënë publike sot në Japoni tregojnë se Kina ia ka zënë vendin Japonisë, dhe është bërë ekonomia e dytë në botë pas Shteteve të Bashkuara.
Japonia raportoi se ekonomia e saj u tkurr për 1.1 përqind në tremujorin e fundit të 2010.
Vlerësohet se rënia e konsumit dhe kërkesës ka qenë shkaku kryesor i zvoglimit të rritjes ekonomike.