Ekonomia kineze do të vazhdojë të ngadalësohet edhe në 2017-n
Pekin, 22 nëntor - Një raport i ri thotë se rritja ekonomike e Kinës mund të vazhdojë të ngadalësohet deri në 6.5 për qind vitin e ardhshëm para se ndoshta të shënojë një ulje më të dobët në vitin 2018.
Mao Zhenhua, bashkëkryetar i një instituti të kërkimit ekonomik pranë Universitetit Renmin, thotë se ekonomia e Kinës do të vazhdojë prirjen e ngadalësimit edhe vitin e ardhshëm, pjesërisht për shkak se kërkesa e jashtme nuk do të rimëkëmbet në periudhën afatshkurtër për shkak të pasigurisë në Shtetet e Bashkuara dhe efektet e Brexit.
Të dhënat zyrtare tregojnë se GDP-a e Kinës u rrit me 6.7 për qind nga viti në vit në tremujorin e tretë, duke ruajtur të njëjtin nivel me tremujorin e dytë.
Kjo shifër është brenda objektivit të qeverisë prej 6.5 deri 7 për qind për këtë vit.
Kina duhet të arrijë një rritje mesatare vjetore prej të paktën 6.5 për qind gjatë pesë viteve të ardhshme për të përmbushur objektivin e dyfishimit të të ardhurave për frymë deri në vitin 2010.