Ekonomia kineze do të ruajë rritjen 7-8 për qind
Pekin, 14 maj - Zëvëndesministri i Financave i Kinës Zhu Guangyao tha se me thellimin e gjithanshëm të reformës, në dekadën e ardhshme ekonomia kineze do të ruajë rritjen 7-8 për qind.
Zhu theksoi se situata bazë e ekonomisë kineze nuk ka ndryshuar. Për të nxitur zhvillimin e shëndetshëm e të vazhdueshëm ekonomik, nuk do të zbatohet plani i nxitjes ekonomike në përmasa të mëdha, sepse ky plan do të ketë ndikime negative mbi ekonominë.