16 Maj 2024

Ekonomia kineze, do të ngadalësohet rritja në 2012

Pekin, 27 dhjetor - Në mbledhjen e punës ekonomike të Komitetit Qendror të PK të Kinës që u mbajt kohët e fundit, u përcaktua puna ekonomike e vitit 2012 si "përparim i qendrueshëm".

Më 25 dhjetor, shumë specialistë të qeverisë dhe të qarqeve akademike zhvilluan diskutime mbi këto probleme në Forumin e tretë të Parashikimit të Ekonomisë së Kinës.

Kryetari i Qendrës së Hulumtimeve të Zhvillimit pranë Këshillit të Shtetit të Kinës Li Wei analizoi në fjalimin e tij prirjen afatmesme dhe afatgjatë të ekonomisë kineze. Ai ka konstatuar dy tendenca:

"Së pari, ritmi i rritjes së ekonomisë së Kinës do të bjerë në më pak se 9 për qind nga mbi 10 për qind dhe së dyti, do të ketë presione të brendshme dhe të jashtme të cmimeve të mallrave dhe kjo tendencë do të ekzistojë për kohë të gjatë."

Li Wei është i mendimit se për të zgjidhur këto probleme, rruga themelore është që të shpejtohet ndryshimi i mënyrës së zhvillimit ekonomik.

Nënkryetari i Zyrës së grupit udhëheqës financiar të Komitetit Qendror Yan Weimin bëri një analizë të hollësishme për politikën "përparimi i qëndrueshëm".

"Për qëndrueshmërinë, duhet të ruhet politika e qëndrueshme makroekonomike. Për përparimin, duhet të vazhdojmë të shfrytëzojmë mirë mundësitë strategjike."

Lidhur me ngadalësimin e ekonomisë së Kinës, nënkryetari i Qendrës së studimit të zhvillimit pranë Këshillit të Shtetit të Kinës Liu Shijin është i mendimit se rritja e ekonomisë së Kinës ka kaluar nga një rritje e shpejtë në rritjen mesatare, fenomen ky jo pesimist.

Ne, tha ai, duhet të ruajmë një mendim aktiv dhe të jemi optimistë për perspektivën e ekonomisë së Kinës. Ai tha:

"Parashikojmë se pas 3 ose 5 vjetësh, ekonomia e Kinës do të hyjë në periudhën e rritjes mesatare prej 6 deri 7 për qind. Por, në këtë periudhë, ne do të kemi potencial ta mbajmë këtë përqindje të zhvillimit për 10, 15 apo 20 vjet."

"Në qoftë se ne do të mbajmë këtë përqindje për aq kohë, Kina do të kapërcejë me sukses sfidat e ndryshme me të cilat mund të përballet. Për Kinën, kjo është gjithashtu një shenjë suksesi."

Liu Shijin është i mendimit se një nga mësimet e rëndësishme të marra nga kriza financiare ndërkombëtare është se zhvillimi i sistemit ekonomik nuk duhet të shkëputet nga ekonomia reale e sidomos sektori i prodhimit.

Arsyeja më e rëndësishme që Evropa dhe SHBA-ja nuk mund të dalin nga gjendja e vështirë, është se ekonomia reale nuk ka rritje të re. Në sistemin e ardhshëm të industrisë së të gjithë botës, industria prodhuese e Kinës do të jetë më konkurruese. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)