14 Nëntor 2024

Ekonomia japoneze vazhdon të tkrurret

Tokio, 26 maj - Takimi i këtij viti i grupit të shtatë vendeve më të industralizuara të botës, G7 që do të mbahet më 26 dhe 27 maj, pritet të përqëndrohet edhe në politikën fiskale në një kohë kur ekonomia globale po përpiqet të rimëkëmbet.

Siç njofton Zëri i Amerikës nga Tokio, Japonia që ka ekonominë e tretë më e madhe në botë, po përballet me një tkurrje ekonomike pavarësisht përpjekjeve të qeverisë për të bërë një kthesë.

Japonia, me një popullsi në plakje, pa rritje ekonomike dhe e përfshirë nga rënia ekonomike në dekadat e fundit, është shndërruar nga një vend për të cilin dikur të tjerët kishin zili në një vend që praktikisht meriton keqardhje mes vendeve të G7-ës. Martin Shultz është ekonomist në Institutin e Studimeve Fujitsu.

\"Ky treg në përgjithësi është duke u tkurrur. Është shumë e vështirë të ripërtërihet. Duhen ndryshime të mëdha strukturore që do të merrnin shumë kohë.\"

Shin Fukushige drejton kompaninë Seikowave.

\"Jemi ndoshta vendi i parë i madh që po ndeshet me këto sfida. Pra ndoshta do të jemi në të njëjtën kohë popullsia e parë që do të dalim me një zgjidhjeje të qëndrueshme\".

Përpjekjet e kryeministrit Shinzo Abe për të gjetur zgjidhje përmes paketave fiskale stimuluese, masave lehtësuese monetare dhe reformave strukturore, nuk kanë sjellë rezultatet e pritshme. Takuji Okubo është me kompaninë Japan Macro Advisors.

\"Ai ka dështuar keq në reformat strukturore. Gjatë viteve të fundit ai nuk ka qenë në gjendje të bëjë asnjë reformë që mund të quhet reformë strukturore\".

Pavarësisht përpjekjeve të Japonisë, deri tani konsumatorët, që nga të rinjtë me vështirësi në punësim e tyre të parë e deri të pensionistët me kursime të mjaftueshme, nuk janë të gatshëm të shpenzojnë. Ja se çfarë thotë Manubu Goto pronar i një dyqani.

\"Reforma e kryeministrit nuk ka arritur të nxisë shpenzimet tek qytetarët sepse njerëzit nuk janë të sigurt për të ardhmen. Qeveria duhet të përpiqet të bëjë diçka tjetër\".

Sugjerimet nga ekonomistët përfshijnë vendosjen e normave negative të interesit ose taksimin e depozitave të zakonshme të kursimit duke detyruar kompanitë të rrisin pagat. Por disa ekonomistë thonë se kjo është më shumë një çështje psikologjike se sa ekonomike. Ja si shprehet William Saito, këshilltar pranë kabinetit qeveritar.

\"Është vetëm besueshmëria. Nëse ju shikoni në 20 vitet e fundit, bazat ekonomike, infrastruktura, politika e qeverisë, vërtetë nuk kanë ndryshuar. Në fund të fundit, ne jemi këtu për shkak të mungesës së besueshmërisë\".

Pas takimit të G7-ës vëmendja do të kthehet përsëri tek Banka e Japonisë. Drejtuesit e saj po bëjnë thirrje për durim edhe për disa muaj deri sa masat e tyre stimuluese, tashmë në fuqi, të tregojnë rezultate. Nëse ekonomia nuk përmirësohet, atëherë mund të priten lëvizje më radikale nga Banka e Japonisë, sugjerojnë ekonomistët.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)