18 Nëntor 2024

Ekonomia japoneze shënon rënie

Tokio, 13 gusht - Ekonomia japoneze, që është ekonomia e tretë në botë, ka shënuar rënie tremujorin e dytë të këtij viti, rënie kjo që konsiderohet më e rënda prej cunamit të vitit 2011.

Zyrtarët thonë se ekonomia ka shënuar rënie prej 1.7 përqind në periudhën prill – qershor në krahasim me tre mujorin e parë të këtij viti.

Të dhënat e ekonomisë janë të tilla për shkak të zvogëlimit të shpenzimeve të konsumatorëve si pasojë e rritjes së taksës për konsumatorë nga 5 % sa ishte në 8%.

Qeveria japoneze e udhëhequr nga Shinzo Abe, është duke e implementuar programin e quajtur “Abenomics”, me qëllim të tejkalimit të stagnimit ekonomik.

“Abenomics” mbështetet në lehtësimin e rregullave qeveritare dhe dobësimin e monedhës japoneze, jen, për t’i ndihmuar eksportet e vendit, veçanërisht ato të industrisë së veturave. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)