Ekonomia japoneze regjistron performancën më të dobët në 6 vitet e fundit
Tokio, 14 maj - Vlerësimi i qeverisë japoneze për ekonominë kombëtare që u publikua të hënën tregoi performancën më të dobët në 6 vitet e fundit.
Nga raporti i kabineti qeveritar del se treguesi bashkëkohor për performancën e biznesit në maj u ul 0.9 në krahasim me një muaj më parë, gjë që e çoi qeverinë japoneze të ulë vlerësimin deri në "përkeqësim" të treguesit.
"Përkeqësimi" është niveli më i ulët ndër pesë kategoritë që autoritetet japoneze përdorin për të vlerësuar situatën ekonomike. Hera e fundit që që u përdor ky nivel ishte midis tetorit 2012 dhe janarit 2013.
Vlerësimi është rezultat i rënies së ndjeshme të prodhimit të fabrikave japoneze dhe tkurrjes së kërkesës së jashtme.