Ekonomia japoneze nis të rimëkëmbet
Tokio, 18 maj - Ekonomia e Japonisë në çerekun e parë është rritur 4,1 për qind .
Në deklaratën e bërë nga qeveria japoneze thuhej se Produkti i Brendshëm Bruto, në bazë të çerekut të parë vjetor është rritur 1 për qind kurse në bazë vjetore, 4,1 për qind.
Lidhur me periudhën në fjalë, për këtë rritje kanë qenë ndikues, konsumi familjar i rritur 1,1 për qind dhe investimet publike të rritura 5,4 për qind .
Në çerekun e fundit të vitit të kaluar PBB-ja e Japonisë kishte shënuar një rritje 0,1 për qind në krahasim me periudhën e mëparshme, kurse gjatë gjithë vitit ekonomia japoneze ishte tkurrur 0,7 për qind .