17 Nëntor 2024

Ekonomia japoneze në recesion

Tokio, 17 nëntor -  Ekonomia japoneze ka rënë në  recesion në tremujorin e tretë të vitit, duke detyruar në një farë mënyrë kryeministrin Shinzo Abe që të shtyjë vendimin për rritjen e taksave dhe të kërkojë për zgjedhje të parakohshme në gjysmë të mandatit të tij.

Prodhimi i Brendshëm Bruto ra me 1,6% në periudhën korrik-shtator, pasi ishte rritur me 7,3% në tremujorin e dytë pas rritjes së tatimit mbi fitimin, duke dëmtuar keqaz fuqinë konsumatore.

Ekonomia japoneze, që është edhe e treta më e madhe në botë, parashikohej të rritej me 2,1% në tremujorin e tretë, por blerjet dhe eksportet mbetën në nivele të ulta, duke rritur stoqet në kompanitë e mëdha.

Abe pati thënë se do t’i analizonte të dhënat para se të vendoste për rritjen e dytë të taksave në tetorin e vitit të ardhshëm, një lëvizje kjo e planifikuar për të ulur borxhin publik të Japonisë, i cili është në nivelet më të larta mes shteteve të zhvilluara.

Sipas raportimeve në mediat japoneze, kryeministri mund ta shpallë që të martën vendimin për shtyerjen e rritjes së taksave dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme për dhomën e ulët të parlamentit, që pritet të zhvillohen më 14 dhjetor.

Një vend quhet se është futur në  recesion ekonomik nëse të paktën në dy tremujorë rresht përjeton tkurrje të ekonomisë. Në tremujorin e tretë, blerjet individuale, që përbëjnë 60% të ekonomisë japoneze, u rritën vetëm me 0,4%, gjysmën e nivelit të pritur.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)