Ekonomia italiane shënon rritjen më të madhe prej gjashtë vitesh
“Prodhimi i brendshëm bruto (PBB) është rritur me 0,4 për qind në periudhën prill-qershor ndërsa rritja ekonomika nga viti në vit është 1,5 për qind”, njoftoi instituti kombëtar i statistikave, ISTAT.
Rritja me 1,5 për qind është më e larta e regjistruar që prej tremujorit të parë të vitit 2011, kur ekonomia e tretë më e madhe në eurozonë rritej me 2,1 për qind.
“Kjo rritje erdhi kryesisht nga industria, shërbimet dhe kërkesa e brendshme, ndërsa bujqësia dhe kërkesa e jashtme ka pësuar rënie”, theksoi ISTAT.
Ky lajm është një lehtësim për qeverinë italiane të qendrës së majtë, duke i dhënë më shumë hapësirë për të manovruar në përgatitjen e buxhetit për vitin e ardhshëm, si dhe për zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen në gjysmën e parë të 2018.