Ekonomia italiane shënon rritje pas krizës 6 vjeçare
Romë, 16 nëntor - Kryeministri i Italisë Paolo Gentiloni përshëndeti të dhënat e reja pozitive, që shënojnë përmirësim të ekonomisë së vendit pas krizës 6 vjeçare.
"Italia nuk është më 'drita e pasmë' e Evropës," tha Gentiloni në fjalimin e tij mbajtur në inaugurimin e vitit të ri akademik në Universitetin "Cattolica" të Romës.
"Disa vende evroiane do të kenë rritje ekonomike më të ulët se Italia në vitin 2017 dhe ndër to përfshihet një vend i madh...i cili ka zgjedhur të largohet nga Bashkimi Evropian," tha Gentiloni në mesazhin e publikuar në Twitter.
Kryeministri i qendrës së majtë iu referua vlerësimeve paraprake të publikuara të martën nga ISTAT-i, agjencia zyrtare e statistikave të Italisë. Nga këto të dhana del se në tremujorin e tretë të këtij viti, PBB-ja u rrit 0.5% krahasuar me tremujorin e dytë të 2017 dhe 1.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2016.
Kjo është rritja më e fortë që nga viti 2011. Shifrat e ISTAT-it gjithashtu e rendisin Italinë përpara Britanisë së Madhe, e cila pati një rritje me 0.4% në tremujorin e tretë të vitit 2017, krahasuar me tre muajt e mëparshmëm.