18 Nëntor 2024

Ekonomia italiane me sinjale pozitive

Romë, 12 mars - Agjencia Kombëtare e Statistikave e Italisë (Istat) paraqiti të martën një vlerësim paraprak se ekonomia e vendit ka regjistruar rritje në tremujorin e katërt të 2013-s pas më shumë se dy vjetësh rritje negative.

Istat deklaroi se GDP-ja u rrit me 0.1 për qind në periudhën tetor-dhjetor, krahasuar me tremujorin paraardhës.

Që prej vitit 2000, barra fiskale në Itali është rritur me afro 3 për qind, ndërkohë që barra e taksave në BE ishte nën 0.5 për qind brenda së njejtës periudhë.

Kryeministri i ri italian Matteo Renzi është zotuar për shkurtim taksash në shifrën e 10 miliardë eurove si dhe nisjen e një plani për të luftuar papunësinë.

Burimet qeveritare, cituar nga agjencia e lajmeve ANSA, janë shprehur se fondet për reduktimin e taksave do të vijnë nga shkurtimet e shpenzimeve publike, një rënie në kostot e borxhit kombëtar si dhe një ulje e mundshme e shpenzimeve ushtarake.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)