Ekonomia italiane do të rimëkëmbet në 2013
Romë, 17 dhjetor - Guvernatori i Bankës Qendore Italiane Ignazio Visco deklaroi të dielën se ekonomia italiane do të rimëkëmbet në tremujorin e tretë ose të katërt të vitit 2013.
Sipas statistikave aktuale, mundësia e rritjes së ekonomisë italiane në vitin e ardhshëm është 50%.
Gjatë një interviste për gazetën italiane \"La Stampa\", Visco u shpreh se tensioni në treg është përmirësuar dukshëm si pasojë e rikthimit të investorëve të huaj dhe bankave italiane në tregun e bonove të thesarit.
\"Faktorët e lëkundur politikë dhe ekonomikë mund të kthehen në \"barrë\" gjatë rrugës së rimëkëmbjes ekonomike.\"
\"Shpresoj se pas zgjedhjeve së përgjithshme në Itali, qeveria e re do të marrë masat efikase për reformën, duke mundësuar një sistem më të hapur për zhvillimin tregtar.\"