Ekonomia italiane do të rikthehet në territor pozitiv
Romë, 12 gusht - Ekonomia italiane ka ruajtur tendencën e mëparshme edhe në tremujorin e parë të vitit, duke regjistruar norma rritjeje negative, por në terma më të moderuar.
Kontribut pozitiv në këtë zhvillim kanë dhënë përmirësimi i eksporteve neto dhe shpenzimet konsumatore, ndërsa investimet kanë shënuar një tkurrje të fortë.
Në ndarjen sektoriale, prodhimi bujqësor ka treguar rritje pozitive, ndërsa sektori i ndërtimit dhe prodhimi industrial kanë vijuar të tkurren.
Parashikimet e ekspertëve tregojnë se ekonomia italiane do të rikthehet në territor pozitiv gjatë gjysmës së dytë të vitit.