19 Nëntor 2024

Ekonomia informale vazhdon të dëmtoj Kosovën

Prishtinë, 29 dhjetor - Në Kosovë, njohës të çështjeve ekonomike dhe përfaqësues të bizneseve u kanë bërë thirrje institucioneve që të shtojnë përpjekjet për luftimin e ekonomisë jo formale.

Ata thonë se bizneset taksapaguese kanë shprehur shqetësim për nivelin e lartë të ekonomisë jo formale, që sipas studimeve e dëmton buxhetin e Kosovës me mbi 30 për qind në vit.

 Një raport i Institutit “Riinvest” i publikuar së fundi, sjell të dhëna, ku thuhet se rreth 34 për qind e bizneseve kosovare nuk i deklarojnë shitjet për qëllime tatimore dhe mbi 34 për qind e fshehin fuqinë punëtore.

Nga këto të dhëna, sipas këtij hulumtimi, thuhet buxheti i Kosovës nga evazioni dhe joformaliteti, humb një të tretën e fuqisë së tij.

Këta  numra tregojnë se Kosova ka një treg të pafavorshëm dhe jo korrekt ndaj bizneseve.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, thotë se viti 2013 ishte një vit i rëndë ekonomik e që vinte pikërisht nga joformaliteti. Kjo dukuri, sipas tij, shkaktoi dëme të mëdha duke krijuar konkurrencë të padrejtë në treg.

“Institucionet e Kosovës nuk mundën ta luftojnë në masën e duhur joformalitetin dhe të parandalojnë ekonominë e paligjshme, pasi që një kohë e madhe, një energji e madhe u shpenzua në bisedimet Kosovë -  Serbi,  dhe proceset ekonomike, proceset për të luftuar këto dukuri negative që vinin pikërisht nga veriu i Kosovës, ishte e pamundur të luftohen”, vlerëson Shahini.

Pikat kufitare në veri, përfshirë shumë rrugë dytësore - alternative, të paautorizuara për qarkullim komercial, janë vendet më neuralgjike për kontrabandim të mallrave.

Së fundi, nga pikat kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë kanë filluar të mblidhen të hyrat. Autoritetet kosovare kanë vlerësuar se me fillimin e zbatimit të kësaj marrëveshjeje, kontrabanda me mallra, e cila ka qenë më e theksuar në këto dy pika kufitare, do të shënojë rënie.

Ekonomia informale realisht kontribuon deri diku në uljen e nivelit të papunësisë si dhe në raste të veçanta edhe në uljen e çmimeve por prapëseprapë prezenca e saj në treg sjell një varg efektesh negative në përmasa të ekonomisë së vendit si janë, zvogëlimi i të hyrave shtetërore,mbrojtja e pjesëmarrëseve në treg, mbrojtja e konsumatorëve,mbrojtja e produkteve të shëndosha si dhe krijimi i një klime me një konkurrencë të pandershme dhe joligjore.

Efekte të tjera negative që gjeneron ekonomia informale janë fshehja e fitimeve, aktivitete të ndryshme të palicencuara, pastaj mungesa e instrumenteve formale tregtare siç janë,kontratat dhe veprimet formale të kredisë. 

Ekonomia informale realisht kontribuon deri diku në uljen e nivelit të papunësisë si dhe në raste të veçanta edhe në uljen e çmimeve por prapëseprapë prezenca e saj në treg sjell një varg efektesh negative në përmasa të ekonomisë së vendit si janë,zvogëlimi i të hyrave shtetërore,mbrojtja e pjesëmarrëseve në treg, mbrojtja e konsumatorëve,mbrojtja e produkteve të shëndosha si dhe krijimi i një klime me një konkurrencë të pandershme dhe joligjore.

Efekte të tjera negative që gjeneron ekonomia informale janë fshehja e fitimeve, aktivitete të ndryshme të palicencuara, pastaj mungesa e instrumenteve formale tregtare siç janë,kontratat dhe veprimet formale të kredisë.

Në fakt ikja e bizneseve informale nga të gjitha këto të dala për dallim nga bizneset formale karakterizohet me çmime më të ulta në treg për produkte dhe shërbime të ngjashme.

Ky fenomen ekonomik ngadalë largon nga tregu bizneset formale dhe po ashtu ngadalë i futë ne procese të tregut bizneset informale.

Gjithashtu kjo praktikë në masë të fuqishme pengon hyrjen e konkurrencës në treg dhe po në të njëjtën masë pamundëson implementimin e risive në zhvillimin teknologjik.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)