15 Nëntor 2024

Ekonomia informale në Itali arrinë në 206 miliardë euro

Romë, 5 dhjetor - Në një raport të Institutit Kombëtar të Statistikave (ISTAT) doli në shesh një gjendje e rëndë.

Ekonomia informale dhe veprimtaritë e jashtëligjshme në Itali përbënin në vitin 2013 një shumë të operacioneve ekonomike me vlerë rreth 206 miliardë euro shumica dërrmuese, rreth 190 miliardë kishin burim nga komponenti i parë.

“E titulluar “Ekonomia e pambikëqyrur”, ky raport vë theksin tek rritja ekonomike gjatë viteve të fundit të ekonomisë informale.

”Ajo vlerësohej me rreth 190 miliardë euro në 2013 dhe përbënte rreth 11,9 për qind të PBB-së, kundrejt 11,7 për qind të PBB-së në 2012 dhe 11,4 për qind të PBB-së në 2011″, sqaroi ISTAT.

”Tërësia e ekonomisë ‘jo e mbikëqyrur’ përfaqësonte rreth 12,9 për qind të PBB-së në 2013”, saktësoi ISTAT.

Pjesa më e madhe e kësaj ekonomie “jo e vëzhguar” (47,9 për qind) është e përfaqësuar nga të ardhura të pa deklaruara në sektorë të ndryshëm si shërbimet profesionale, ndërtimi, tregtia, transportet dhe hoteleria.

Pjesa e dytë më e madhe (34,7 për qind) e kësaj ekonomie është e përfaqësuar nga pasuria e bërë në sajë të punës në të zezë, e treta (9,4 për qind) nga qiratë në të zezë dhe bakshishet dhe e fundit (8 për qind) nga veprimtaritë e jashtëligjshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)