Ekonomia Greko - Qipriote përkeqësohet edhe më shumë
Athinë, 4 gusht - Pjesa e greke e Qipros, e cila po kalon ditë të vështira nga aspekti politik, ka filluar të cilësohet si hallka e re e dobët në Bashkimin Evropian.
Ekonomia greko-qipriote, pas shpërthimit që shkaktoi me miliona euro dëme në Qipron e Jugut, vazhdon të përkeqësohet edhe më shumë.
Në ekonominë e pjesës greke të ishullit po bien kambanat e rrezikut.
Ministria greko-qipriote e Financave bëri publike shifrat e buxhetit shtetëror lidhur me 6-mujorin e parë të vitit 2011.
Në pjesën jugore të Qipros deficiti fiskal për periudhën janar-qershor arriti në 3,47%, nivel ky që është vetëm gjysmë pike nën objektivin 4% të parashikuar për këtë vit.
Po ashtu në muajin qershor një rritje me 1,1% e shënoi edhe papunësia, e cila kapi vlerat 7,6%.
Banka e Qipros, e cila ushtron aktivitet në pjesën jugore të ishullit, tërhoqi vëmendjen se Qiproja e Jugut rrezikon të hyjë në Mekanizmat e Asistencës së Bashkimit Evropian dhe u bëri thirrje partive politike, organizatave sindikaliste dhe padyshim udhëheqjes greko-qipriote, që të marrin urgjentisht masa ekonomike.
Gjatë ditëve të kaluara agjencitë e klasifikimit të kredive \"Moody\'s\" dhe \"Standard and Poor\'s\" kishin ulur notën e kredisë së Qipros së Jugut.